
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Taulant Balla po kalon disa ditë pushime në Sarandë.
Por duke qenë se koha ditët e fundit ka qenë e papërshtatshme për plazh, pasi dielli ka munguar, Balla e ka shfrytëzuar duke peshkuar.
Ai ka publikuar fotot në rrjetet sociale dhe duket se gjuetia nuk i ka shkuar aspak keq pasi në grep ka rënë një peshk goxha i madh.
Me sa duket mesazhi i tij është i qartë për kapjen e peshqve të mëdhenj.