minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
FOTOT: Bella Hadid falenderon publikisht shqiptaren, ja çfarë i bashkon vajzat simpatike - Struga.net

FOTOT: Bella Hadid falenderon publikisht shqiptaren, ja çfarë i bashkon vajzat simpatike

0

Modelja e njohur, Bella Hadid u shfaq në ‘MTV Video Music Awards 2020′ me një veshje të stiluar nga Carlos Nazario dhe të realizuar nga një dizajnere e talentuar shqiptare, Nensi Dojaka, e cila ka përfunduar studimet për modë në Londër.

“Bella Hadid bëri ëndrrat e mia realitet. Jashtëzakonisht mirënjohëse. Kaq shumë dashuri. Bella në VMA-s me një veshje nga koleksioni vjeshtë-dimër 2020 i prezantuar në Fashion Fest”, shkroi Nensi në Instagramin e saj duke treguar sesa e lumtur është.

Megjithatë pas këtij momenti nuk ka munguar as postimi i Hadid, e cila ka zgjedhur ta falenderojë publikisht Nensin.
“E veshur nga një dizajnere e re, jashtëmase e talentuar @nensidojaka stiluar nga vëllai im @mr_carlos_nazario”, shkroi Bella.

Kujtojmë që Nensi ka përfunduar 3 vite më parë studimet Bachelor në Kolegjin e Modës në Londër, ndërsa së fundmi sapo është diplomuar në studime pasuniversitare edhe në Central Saint Martins, pjesë e Universitetit të Arteve në Londër.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy