minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
FOTOT/ Greqia grumbullon armë në ishullin 2 km larg brigjeve turke, Turqia paralajmëron: Mos provokoni, do përballeni me humbjen - Struga.net

FOTOT/ Greqia grumbullon armë në ishullin 2 km larg brigjeve turke, Turqia paralajmëron: Mos provokoni, do përballeni me humbjen

0

Turqia nuk do të lejojë Greqinë të provokojë me grumbullim armësh në një ishull ligjërisht të demilitarizuar në Mesdheun Lindor deklaroi ministria e jashtme turke, në kohën kur në media të ndryshme thuhet të jenë shfaqur foto të trupave ushtarake greke në Kastelorizo.

Në përgjigje të pyetjes mbi raportet se Athina po dërgon në këtë ishull armë dhe pajisje ushtarake, zëdhënësi i kësaj ministrie, Hami Aksoy, kujtoi se ishulli ka pasur status të demilitarizuar që prej Traktatit të Paqes në Paris në 1947-tën.

Akosy tha se Turqia nuk do të lejojë të provokohet kështu përpara brigjeve të saj dhe hedh poshtë çdo përpjekje për të ndryshuar statusin e ishullit të ndodhur vetëm 2 kilometra larg brigjeve turke.

“Nëse raportet mediatike janë të vërteta, ky është një tjetër tregues I paligjshmërisë së Greqisë dhe qëllimeve të vërteta të saj në Mesdheun Lindor”, u shpreh zëdhënësi.

“Greqia do të jetë e vetmja që do të humbë, nëse vazhdon të ndërmarrë hapa që do t`i përshkallëzojnë tensionet në rajon”, vazhdoi ai, ndërsa theksoi edhe një herë se vendi i tij është i vendosur të mbrojë të drejtat dhe interesat e veta në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy