minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
FOTOT: Izraelitët peticion për ndalimin e këngëve të Dua Lipës, ja arsyeja - Struga.net

FOTOT: Izraelitët peticion për ndalimin e këngëve të Dua Lipës, ja arsyeja

0

Një postim që këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory, mesa duket është bërë shkaktar i shumë problemeve për të.

Ajo publikoi një shkrim nga regjisori amerikan Vin Arfuso, që shprehej kundër veprimeve të IDF (Forcat e Mbrojtjes së Izraelit) ndaj palestinezëve.

Postimi i referohej gjithashtu vrasjes së George Floyd dhe përfshinte disa hashtagë të tillë si “HumanRights (Të drejtat e njeriut)” dhe “fighting for justice (duke luftuar për drejtësi)”.

Pikërisht ky postim ka marrë kritika të shumta dhe këngëtarja është detyruar që ta fshijë më vonë.

Por në Izrael ka nisur një peticion që po bën thirrje që këngët nga pop ylli britanik Dua Lipa të ndalohen në Army Radio dhe Galgalatz dhe shkak është bërë postimi anti-Izrael, ku Dua pretendonte se ushtarët e IDF qëllojnë fëmijë, mes pretendimeve të tjera të konsideruara nga ‘Jerusalem Post’ si anti-Izraelite.

Mbi 3,000 njerëz kanë nënshkruar peticionin deri mëngjesin e së Mërkurës. Organizata Im Tirzu kontaktoi Ministrin e Kulturës Chili Tropper dhe Ministrin e Mbrojtjes Benny Gantz. “Në dritën e nxitjes kundër ushtarëve të IDF, antisemitizmi, shpifja e gjakut, teoritë e komplotit dhe shtrembërimet që qëndron në postimin që këngëtarja ndau, nuk është e përshtatshme që një radio stacion i lidhur me IDF të vazhdojë të transmetojë këngët e saj,” shkruajti Im Tirzu në një letër drejtuar dy ministrave.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy