minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
FOTOT: Kaos në Bejrut, truproja i politikanit kapet duke shtënë me armë ndaj protestuesve (dhe shembulli i 21 janarit në Shqipëri) - Struga.net

FOTOT: Kaos në Bejrut, truproja i politikanit kapet duke shtënë me armë ndaj protestuesve (dhe shembulli i 21 janarit në Shqipëri)

0

Truproja personale e politikanit libanez Nabih Berry, është fotografuar teksa shtinte me armë ndaj protestuesve gjatë demostratave pas shpërthimit në Bejrut.

Truproja ia drejtonte armën demonstruesve ditën e djeshme dhe qëlloi disa herë, bëjnë me dije mediat vendase.

Berry, 82 vjeç, është lideri i partisë më të madhe në parlament dhe mbështetet nga Hezbollah.

Shpërthimi i fuqishëm që i mori jetën 180 personave në Bejrut, ka zemëruar qytetarët libanezë që janë ngritur në protesta kundër politikanëve të korruptuar.

Ata madje kanë kërcënuar liderët e vendit me gijotinë pas katastrofës që la me pasoja mbi 6000 persona.

Ka shembuj dhe në Shqipëri dhe kjo ka ndodhur më 21 janar 2011 kur Garda e Republikës qëlloi me plumba kundër protestuesve të opozitës dhe mbetën të vrarë 4 demonstrues!

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy