minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
FOTOT/ Kasharistan, ose nevoja urgjente për reformën territoriale - Struga.net

FOTOT/ Kasharistan, ose nevoja urgjente për reformën territoriale

0
3

Këto ditë që po diskutohet për reformën territoriale, më së shumti po dëgjohet që të flitet për disa njësi të vogla vendore, që vetëm marrin nga buxheti i shtetit dhe nuk i kthejnë asgjë atij.

Por pavarësisht këtij problemi, emergjenca e reformës territoriale vjen prej këtyre pamjeve.

Këto rrugë janë fare pranë Tiranës, në Kashar, që është komuna më e madhe në vend dhe sipas censusit të fundit, njësia e nëntë vendore më e madhe në Shqipëri.

Ka mbi 45 mijë banorë dhe krahasohet me Korçën, por as i afrohet sa i përket infrastrukturës.

Dhjetëra mijëra banorë vuajnë për nevojat më elementare si rrugë e ujë, për të mos e diskutuar fare nevojën për çerdhe, kopshte, shkolla, klinika, spitale, parqe e lulishte.

Ky është Kasharistan dhe kjo është një arsye pse duhet bërë reforma territoriale.

Të tilla komuna që kanë rrethuar qendrat e mëdha urbane dhe janë bërë vetë më të mëdha se disa qytete në Shqipëri duhet të marrin një zgjidhje urgjente.

Kur u bë fushata, Edi Rama shkeli në baltën e kësaj zone duke premtuar ndryshim.

Si një njeri që ka bërë diçka për qytetin, ndryshe nga barbarët që lanë pushtetin në qershor, duhet të angazhohet për të përmirësuar jetën e qindra mijëra njerëzve në Kashar, Paskuqan, Dajt, Farkë, Rrethina, Rrashbull, Bushat, Shënkoll, Kodër Thumanë, në komuna që janë bërë qytete të mëdha nga popullsia, por kanë mbetur fshatra mesjetarë nga infrastruktura e shërbimet.

U duhet dhënë fund qeverisjes së këtyre njësive vendore nga kryekomunarë më të gjërë se të gjatë, që mendjen e kanë tek grabitja e ndonjë prone.

Kjo është dhe duhet të jetë arsyeja kryesore pse duhet bërë kjo reformë.

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy