minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
FOTOT/ Mbërrin momenti më i rrezikshëm në krizën ukrainase - Struga.net

FOTOT/ Mbërrin momenti më i rrezikshëm në krizën ukrainase

0

Të paktën 11 persona kanë gjetur vdekjen, ndërkohë që Kievi deklaroi nisjen e një operacioni “anti- terrorist” në qytetet lindore, që kontrollohen nga protestuesit pro- ruse. Kryeministri rus, Dmitri Medvedev thotë se Ukraina është në prag të luftës civile. Jonathan Marcus i BBC shkruan këtë shënim

Momenti më i rrezikshëm në krizën ukrainase ka mbërritur tashmë. Operacionet e sigurisë, të ndërmarra nga Kievi, janë pritur me alarm nga Rusia.

“Ngjarjet po zhvillohen sipas skenarit më të keq të mundshëm,” tha një zyrtar i lartë në Moskë.

Për momentin, mes valës së raportimeve në rrjetet sociale dhe mediat lokale, është e pamundur që të përcaktosh se në ç’shkallë është numri i viktimave. Por në njëfarë mënyre, nuk është fakti, por perceptimi për atë që po ndodh, ajo që ka rëndësi.

Rusia ka qenë e qartë deri më tani. Ajo e sheh veten si mbrojtëse e rusisht- folësve në lindje të Ukrainës. Tani që separatistët kanë nisur të marrin nën kontroll godinat në qytetet ukrainase, autoritetet në Kiev praktikisht janë motivuar për një përgjigje. Çështja tani është nëse kjo përgjigje do shihet nga Moska si një pretekst për ndërhyrje ushtarake.

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy