minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
FOTOT: Pamjet ‘apokaliptike’, shpërthen vullkani në Indonezi - Struga.net

FOTOT: Pamjet ‘apokaliptike’, shpërthen vullkani në Indonezi

0

Një “shpërthim” i malit Sinabung në ishullin Sumatra të Indonezisë ndodhi sot, duke dërguar në qiell një grumbull me materiale vullkanike deri në 5,000 metra lartësi.

Sipas mediave të huaja, për fat të mirë nuk ka pasur viktima ose të lënduar nga shpërthimi, kanë thënë autoritetet.

Gjithsesi, banorëve u është thënë që të qëndrojnë 5 kilometra nga gryka e kraterit dhe duhet të jenë të vetëdijshëm për rrezikun e lavës.

Vullkani, një nga dy që po shpërthejnë aktualisht në Indonezi, ishte i fjetur për katër shekuj përpara se të shpërthejë në vitin 2010, duke vrarë dy persona.

Një tjetër shpërthim në vitin 2014 vrau 16 njerëz, ndërsa shtatë vdiqën në një shpërthim të vitit 2016.

Sinabung është ndër më shumë se 120 vullkanet aktive në Indonezi, i cili është i prirur për “trazirat sizmike” për shkak të vendndodhjes në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy