minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
FOTOT: “Shtëpi të bëra nga plehrat”, turistët të apasionuar ndaj banesave të ndërtuara me shishe riciklimi, kanaçe dhe goma të vjetra - Struga.net

FOTOT: “Shtëpi të bëra nga plehrat”, turistët të apasionuar ndaj banesave të ndërtuara me shishe riciklimi, kanaçe dhe goma të vjetra

0

Kur një vizitor zgjohet nën dritën e diellit që futet përmes dritareve dhe një pamje të Maleve “Sangre de Cristo” në Taos, New Mexico, mund të jetë e vështirë të imagjinohet se ata thjesht kanë fjetur në një shtëpi të bërë nga plehrat.

Shtëpitë, të quajtura “Earthships”, janë ndërtuar nga shishe riciklimi, kanaçe dhe goma të vjetra dhe ka më shumë se 100 banesave të tilla të vendosura në shkretëtirën e Taos.

Dizajni “Earthship” u krijua nga Michael Reynolds në vitet 1970 me qëllimin për t’u siguruar njerëzve një mënyrë më të qëndrueshme për të jetuar.

Panelet diellore në ndërtesa mbledhin energji nga era dhe shtëpitë kanë aftësinë të mbledhin ujërat e shiut.

Ato janë të pajisura gjithashtu me sisteme ujore, të cilat i lejojnë njerëzit të filtrojnë dhe ripërdorin ujin për banjë dhe bujqësi.

Ndërsa shumë njerëz jetojnë çdo ditë në këto shtëpi, ka shumë të tjera që jepen me qera për turistët që janë jo pak në numër çdo vit. (Insider, gazeta “Si”)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy