minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Franca drejt karantinës, regjistron shifra alarmante të koronavirusit - Struga.net

Franca drejt karantinës, regjistron shifra alarmante të koronavirusit

0

Franca drejt karantinës, regjistron shifra alarmante të koronavirusit – shpërthejnë infeksionet edhe në Itali

Franca ka regjistruar 7,379 raste të reja të premten, numri më i madh i të infektuarve brenda 24 orëve që nga muaji mars kur është përhapur koronavirusi në vend.

Edhe Italia ka regjistruar shifra të larta, konkretisht 1,444 të infektuar në 24 orë.

Presidenti Emmanuel Macron ka ngritur shqetësimet për kthimin e mundshëm të karantinës si pasojë e rritjes së rasteve të reja. Numri total i të infektuarve ka shkuar në 267,077.

Përkundër shifrave të larta, numri i viktimave dhe të shtruarve në spital është i ulët, deklarojnë autoritetet.

Të premten janë regjistruar 20 viktima të reja, duke e çuar numrin total të vdekjeve në 30,596.

Presidenti Macron tha se rikthimi i karantinës mund të merret parasysh nëse rritja e numrit të rasteve të reja vazhdon.

Situatë shqetësuese edhe në Itali

Italia vijon të shënojë shifra të larta për shkak të koronavirusit. Në 24 orët e fundit janë shënuar 1,444 të infektuar dhe 1 viktimë.

Deri më tani numri total i viktimave ka arritur në 35,473. Ndërkohë, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 266,853. Në 24 orë u kryen 99.108 tamponë, teksa në total janë kryer 8.509.618.

Edhe Spanja dhe Gjermania kanë shënuar rritje të numrit të rasteve të reja, derisa Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar për ringjallje të pandemisë në Evropë.

Franca drejt karantinës, regjistron shifra alarmante të koronavirusit shkruan Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy