minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Frika nga një valë e dytë infektimesh me COVID-19 në Evropë - Struga.net

Frika nga një valë e dytë infektimesh me COVID-19 në Evropë

0

Masat kufizuese po rivendosen në disa pjesë të Evropës ndërsa po rritet frika nga një valë e dytë e infektimeve me koronavirus. Vendet evropiane ishin ndër më të goditurat në muajt mars dhe prill, duke nxitur masa të rrepta kufizuese për të kontrolluar përhapjen e sëmundjes. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell nga Londra, disa shkencëtarë thonë se masat u hoqën shumë shpejt dhe paralajmërojnë për një periudhë vendimesh të vështira.

Një test i koronavirusit mund të jetë një përvojë e dhimbshme. Por për Emma Gayan, banore e Katalonjës me COVID-19 dhe të tjerë në këtë rajon të Spanjës, ka një burim ankthi edhe më të madh.

Trishtohem kur mendoj mund të kthehemi përsëri atje ku filluam. E dhimbshme. Mendoj që për një farë kohe po vepronim siç duhej, tani nuk e di “, thotë Emma Gaya.

Katalonja ka qenë në qendër të një ringjalljeje të infeksioneve me koronavirus. Kufizimet e lëvizjes janë lehtësuar në fundjavë, por disa vende kanë vendosur masat e karantinës për ata që udhëtojnë në Spanjë.

Belgjika dhe Luksemburgu po përballen me ripërhapjen e virusit dhe qyteti belg i Antwerpit është shndërruar në një qendër shpërthimi të infektimeve.

Jam pak i vjetër dhe kam frikë“, thotë Jozef Verberckmoes, banor i Antwerpit.

Njerëzit kanë më shumë frikë të dalin në rrugë“, thotë ndërkaq banorja e këtij qyteti Ellen Bovre.

Zyrtarët lokalë thonë se qeveria hoqi kufizimet shumë shpejt në muajin maj – duke injoruar pikat e nxehta si Antwerpi.

Profesori i Universitetit të Antwerpit, Pierre Van Damme, thotë që “nëse nuk e respekton distancën fizike, infeksioni shpërndahet shumë shpejt. Dhe sërish kjo kërkon masa të rrepta për të rivendosur kontrollin“.

Masat e tilla janë rivendosur në pjesë të Britanisë së Veriut, ndërsa shkalla e infeksioneve po rritet – me rreth 4 mijë e 900 infeksione të reja në ditë në të gjithë vendin.

Doktor Peter Drobac, nga Universiteti i Oxford-it thotë se veprimi i hershëm është thelbësor.

Nëse vendet janë duke reaguar, duke ngadalësuar rihapjen e tyre, duke bërë ndryshime që synojnë frenimin e përhapjes së virusit, shpresojmë se ne mund t’i mbajmë gjërat në kontroll“, thotë ai.

Një lehtësim më i gjerë i masave të kufizimit në gjithë Britaninë është pezulluar, ndërsa teatrot janë detyruar të qëndrojnë të mbyllur.

Do të duhet të bëjmë zgjedhje të vështira si shoqëri për gjërat që vlerësojmë më shumë. Nëse për shembull, përparësia jonë është që fëmijët të kthehen në shkollë në shtator, kjo mund të nënkuptojë që ne me të vërtetë nuk duam të kemi njerëz në bare dhe restorante të mbyllura“, thotë doktor Peter Drobac.

Në disa pjesë të Evropës, përfshirë Greqinë dhe Italinë, shkalla e infektimeve mbetet e ulët dhe turistët po kthehen.

Koronavirusi nuk është diçka që na shqetëson shumë. Ne kryesisht presim që të pushojmë dhe të çlodhemi”, thotë Thanassis Yanellis, një turist nga Athina.

Gjermania ka shënuar po ashtu një rritje infeksionesh. Në Berlin, rreth 20-mijë njerëz u mblodhën për të protestuar kundër masave kufizuese të shtunën. Autoritetet po përndjekin organizatorët e protestës për shkeljen e rregullave të higjienës dhe distancës sociale.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy