minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Gati 6 pika në kryeqytet për kryerjen e testit të shpejtë Covid: Rastet do të referohen nga mjekët e familjes - Struga.net

Gati 6 pika në kryeqytet për kryerjen e testit të shpejtë Covid: Rastet do të referohen nga mjekët e familjes

0

Prej kësaj të hënë 6 qendra shëndetësore në kryeqytet do të kryejnë testet e shpejta.

Në udhëzuesin e siguruar testi i shpejtë do të kryhet në qendrat shëndetësore numër 2, 4, 6, 9, Kodër Kamza dhe Qyteti Studenti.

Brenda një pike testimi do referojnë mjekët e familjes të 3-4 apo më shumë qendrave shëndetësore të ndara sipas udhëzuesit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor.

Kështu tek pika e ngritur për testin e shpejtë tek qendra shëndetësore nr. 4 do të kryejnë “rapid” test pacientët e qendrës shëndetësore nr.3, 4 dhe 7.. Ndërsa banorët e Paskuqanit, Kamzës, Bathores, Kodrës Kamëz, Bërxullës, Prezës dhe Vorës duhet ta kryejnë tek Qendra Shëndetësore e Kodër Kamzës.

Të 6 qendrat shëndetësore që do të kryejnë testin e shpejtë do të kenë një dhomë të veçantë me logjistikën e duhur si dhe hyrje më vete për pacientët e dyshuar me Covid.

Testi i shpejtë do të kryhet nga një infermier dhe një mikrobiolog. Ky test mund të kryhet 5-7 ditët e para të shfaqjes së shenjave klinike. Në rast se një person i dyshuar Covid ka më shumë se 7 ditë, ai do të referohet për tampon.

Çdo pikë e testit të shpejtë do të kryejë afro 30 deri 70 të tilla në ditë nga ora 10:00-14:00.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy