minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Gjendet 14-vjeçarja e zhdukur prej 3 ditësh, vajza nga Vlora kishte përfunduar në Fushë-Krujë - Struga.net

Gjendet 14-vjeçarja e zhdukur prej 3 ditësh, vajza nga Vlora kishte përfunduar në Fushë-Krujë

0

Ergita Liço, 14- vjeçarja që prej tre ditësh rezultonte e zhdukur është gjetur në Fushë Krujë mbrëmjen e sotme.

Mësohet se e mitura, që u denoncua dhe kërkohej dëshpërimisht nga familjarët, është gjetur në një banesë në Fushë Krujë.

Ajo tashmë po kthehet nga forcat e policisë në shtëpinë e saj. Ergita Liço është shpallur e humbur nga familja e saj, të cilët denoncuan se 3 ditë më parë, rreth orës 23:30 të natës kanë humbur kontaktet me të.

Nga kamerat e sigurisë ajo ishte parë në një hotel në Lushnje, gjë që e deklaroi edhe babai i të miturës përpara kamerave sot. Pas kërkimeve, blutë e Fushë Krujës kanë rënë në gjurmët e adoleshentes.

Shkaqet e largimit nga banesa dhe arsyet që e kanë çuar në Fushë Krujë, mund t’i shpjegojë vetëm vetë vajza, përmes deklaratës që do të japë para autoriteteve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy