minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Gjermani: 12 viktima dhe 1,100 raste të reja me Covid - Struga.net

Gjermani: 12 viktima dhe 1,100 raste të reja me Covid

0

Raporti i fundit nga Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftua se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 12 të vdekur nga koronavirusi.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 9,195, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.

Përpos rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 1,122 infektime të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 215,336.

Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.

Gjermani: 12 viktima dhe 1,100 raste të reja me Covid shkruan Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy