
‘Shteti gjerman, sipas një shoqate të mjekëve, është duke u përballur me valën e dytë të infektimeve me koronavirus.
Susanne Johna, kryetare e Marburger Bund, në një intervistë për mediat gjermane ka thënë se ndodhen në valën e dytë të ngritjes së numrit të të infektuarve.
“Tashmë ndodhemi në valën e dytë të rritjes së numrit të të infektuarve”, është shprehur ajo, përcjell albinfo.ch.
Gjermania ka regjistruar rritje të rasteve të të infektuarve ditët e fundit, duke shkaktuar alarm ndër politikanë dhe ekspertë shëndetësorë, të cilët po u bëjnë thirrje qytetarëve që të mbajnë rregulla strikte, distancë sociale dhe higjienën.
Gjermania po përballet me valën e dytë të të infektuarve shkruan Albinfo.