minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Greqia mbyll kufijtë me Shqipërinë - Struga.net

Greqia mbyll kufijtë me Shqipërinë

0

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka njoftuar se për 14 ditët e ardhshme, do të mbetet në fuqi kufizimi i hyrjes së shtetasve shqiptarë në kufirin grek, transmeton Albinfo.ch

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton mbi regjimin e lëvizjes nga Shqipëria drejt shtetit grek për periudhën 1 – 15 shtator 2020, në kuadër të masave kundër Covid-19, si më poshtë:

– Për 14 ditë të tjera, nga data 1-15 shtator 2020, mbetet në fuqi kufizimi i hyrjes për shtetasit shqiptarë për arsye turizmi;
– Mbetet në fuqi kufizimi i lidhjeve detare dhe ajrore me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Keshtu, fluturimet drejt/ nga këto vende bëhen vetëm nga aeroporti “Eleftherios Venizelos”;
– Mbetet në fuqi kufizimi i numrit të personave që hyjnë në dite nga PKK të Kakavijës (750 vetë) dhe Kapshtices (300 vetë);
– Mbetet në fuqi deri më 19.09.2020 aplikimi i kontrolleve paraprake përmes testit negativ PCR 72 orë para mbërritjes në vend, për personat që mbërrijnë në aeroport dhe nga pikat tokesore nga Shqipëria.

Ndërkohë mediat në Shqipëri raportuan gjatë ditës se pika kufitare mes Shqipërisë e Greqisë në Kapshticë vijon të ketë radhë të gjata të udhëtarëve.

Greqia mbyll kufijtë me Shqipërinë shkruan Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy