minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Habit ish ministri i LSI: Halli i madh dhe i vërtetë sot i Shqipërisë nuk është “Deti”, por rinia - Struga.net

Habit ish ministri i LSI: Halli i madh dhe i vërtetë sot i Shqipërisë nuk është “Deti”, por rinia

0

Deklarata e kryeministrit grek në Parlamentin e Athinës për zgjerimin e kufirit detar në 12 milje ka ndezur politikën shqiptare.

Ish-ministri i Jashtem i LSI-së Edmond Panariti shprehet se çështja më e rëndësishme nuk është vetëm deti por pasuritë mbi tokë dhe nëntokë që shfrytëzohen por që nuk i sjellin asnjë qindarkë fitim dhe mirëqenie popullit shqiptar.

Postimi i plotë i Panaritit:

Çështja jonë më e mprehtë kombëtare është si ti mbajnë këmbët në tokë, sepse ajo po na rrëshqet poshtë tyre për ditë dhe më shumë.

Po na rrëshqasin dhe firojnë pasuritë e Shqipërisë mbi tokë dhe nëntokë që shfrytëzohen por që nuk i sjellin asnjë qindarkë fitim dhe mirëqenie popullit të saj.

Ato janë dorëzimi i vërtetë i sovranitetit!

Çështja jonë e madhe dhe e dhimbshme është shkëputja e Rinisë nga trojet dhe vëndlindja e saj nga pamundësia e jetesës.

Kjo hemorragji dhe ky shkretim është dorëzim i vërtetë i sovranitetit.

Borxhi gjigand dhe asfiksues sa i gjithë prodhimi kombëtar është de fakto “pushtim” dhe dorëzim sovraniteti.

Kjo është çështja! Këtu kërkohet zgjidhja.

Në tokë dhe me këmbë mbi tokë!

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy