minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
“Hapja e listave”! Nishani shuan shpresat e LSI: PD do paraqitet me listën e kandidatëve të saj për 140 vendet e parlamentit - Struga.net

“Hapja e listave”! Nishani shuan shpresat e LSI: PD do paraqitet me listën e kandidatëve të saj për 140 vendet e parlamentit

0

Në seancën e tij të fundit për sesionin parlamentar që lamë pas, Kuvendi i Shqipërisë ndryshoi Kushtetutën duke i hapur rrugë listave të hapura dhe riorganizimit të koalicioneve partiake parazgjedhore.

Por fjalën e fundit për mënyrën se si do të votojnë shqiptarët në zgjedhjet e vitit 2021 do ta thotë Këshilli Politik, i cili pritet të rimblidhet në shtator për të diskutuar mbi ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor.

Partia Socialiste përmes kryeministrit Rama ka deklaruar se do të mbështes një hapje me të paktën 2/3 e listës, çka do të thotë se një të tretën e kandidatëve në lista do të vendosen nga partia.

Ndërkohë që koalicioni opozitar përmes Lulzim Bashës janë deklaruar për hapje 100% të listave, duke ia lënë plotësisht zgjedhësve në dorë përzgjedhjen e deputetëve të ardhshëm në parlament me kushtin e vetëm që të mos preket formula aktuale e koalicioneve parazgjedhore.

Krahas këtij procesi, Partia Demokratike përgjatë gjithë verës është përfshirë në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë.

Por a do të zhbënte procesin e nisur nga demokratët një hapje 100% e listave?

“Në çdo rast, në çdo lloj sistemi që të kemi. Partia Demokratike do të paraqitet me listën e kandidatëve të saj për 140 vendet e parlamentit.

Natyrisht që kjo do të bëhet në harmoni edhe me situatën që do të ketë parashikimi i Kodit Zgjedhor me koalicionet edhe me parashikimet që mund të vijnë si rezultat i reflektimeve,” u shpreh për Abc News Bujar Nishani, kreu i Këshillit Kombëtar në PD.

Debati në Këshillin Politik pritet të përqendrohet kryesisht te çështja e koalicioneve parazgjedhore, ndërkohë që kanë ngelur edhe 8 muaj nga zgjedhjet e ardhshme politike ku shqiptarët do të thonë fjalën e tyre nëse do t’i japin një mandat të tretë maxhorancës aktuale apo do t’i hapin rrugë një rotacioni politik.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy