minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Haxhinasto: Do verifikojmë dhe analizojmë punimet në rrugë - Struga.net

Haxhinasto: Do verifikojmë dhe analizojmë punimet në rrugë

0
Haxhinasto

Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto bëri të ditur nisjen e procesit të verifikimit dhe analizimit të punimeve nga dikasteri që drejton në kantieret e ndërtimit të veprave publike. Kjo u bë e ditur gjatë inspektimit të punimeve në rrugën Plepa-Kavajë-Rrogozhinë, ku Haxhinasto theksoi se procesi i verifikimit dhe analizimit të punimeve do të bëhet përmes një teknologjie moderne për të pasur, një ide si po punohet.

“Sot kemi filluar një proces verifikimi dhe analizimi të gjithë punimeve me një teknologji moderne. Kështu do të kemi një ide të qartë për mënyrën se si është punuar”, tha Haxhinasto.

Ai shtoi se “në këtë mënyrë do të bëhet e mundur që të kemi një standard sa më cilësor në realizimin e punimeve publike”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy