minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Humb jetën edhe një tjetër pacient në Spitalin Infektiv, Ministria e Shëndetësisë: U prek nga koronavirusi, kishte dhe disa sëmundje të tjera - Struga.net

Humb jetën edhe një tjetër pacient në Spitalin Infektiv, Ministria e Shëndetësisë: U prek nga koronavirusi, kishte dhe disa sëmundje të tjera

0

Një tjetër i moshuar ka gjetur vdekjes si pasojë e koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se bëhet fjalë për 85 vjeçare nga Tirana, e cila kishte disa sëmundje shoqëruese.

85-vjeçarja është viktima e 34 e COVID-19 në Shqipëri.

Njoftimi:

COVID19, Ministria e Shëndetësisë

Ndërron jetë në spitalin infektiv 85-vjeçarja me COVID19, kishte sëmundje bashkëshoqëruese

Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 85-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19.

E moshuara e cila vuante nga insuficiencë kardiake kronike, fibrillacion atrial dhe hipertension, referuar shërbimit infektiv, ndërroi jetë si pasojë e dekompensimit progresiv kardiak dhe pulmonar fatal nga COVID19.

85-vjeçarja me inicialet H.K, nuk arriti dot të mbijetonte, pavarësisht mjekimit intensiv dhe përpjekjeve të stafit mjekësor.

85-vjeçarja është viktima e 34 e COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe apelon edhe një herë qytetarët të respektojnë rregullat e distancimit social, të shmangin grumbullimet dhe të ruajnë higjienën vetjake, për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy