minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
I vuri zjarrin pyllit dhe dogji shtëpinë një fshatari, arrestohet 57-vjeçari në Fushë Arrëz - Struga.net

I vuri zjarrin pyllit dhe dogji shtëpinë një fshatari, arrestohet 57-vjeçari në Fushë Arrëz

0

Policia në Pukë ka arrestuar në flagrancë një 57-vjeçar pasi ky i fundit i vuri zjarrin një zone të pyllëzuar duke rrezikuar dhe banesat përreth.

“Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë, pasi është marrë njoftim në sallën e komandimit se kishte rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore, në fshatin Lumardhë, Bashkia Fushë Arrëz, menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe si rezultat i veprimeve të shpejta dhe informacioneve të marra në rrugë operative u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi ne flagrancë i shtetasit K. G., 57 vjeç, banues në fshatin Lumardhë, Bashkia Fushë Arrëz.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi i ka vënë zjarrin një sipërfaqeje pylli, në fshatin Lumardhë, Bashkia Fushë Arrëz dhe për pasojë zjarri ka përfshirë edhe banesën e shtetasit A. T. 48 vjeç, banues në fshatin Lumardhë, Bashkia Fushë Arrëz.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Pukë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor””, njofton Policia.(TemA)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy