minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Ilir Meta “frikësohet” nga reagimet e opozitarëve, edhe për një dekret që e miratoi, jep sqarime - Struga.net

Ilir Meta “frikësohet” nga reagimet e opozitarëve, edhe për një dekret që e miratoi, jep sqarime

0

Ilir Meta pothuajse ka rrëzuar të gjitha projektligjet e fundit të mazhorancës.

Sot ka miratuar një, atë për Eurobondin.

Por, duke pasur frikë nga reagimet e opozitarëve, të cilët e shohin si kreun e opozitës dhe kundërshtarin më të egër të Ramës, ai ka dhënë disa sqarime me anë të një letre, pse e ke miratuar këtë ligj, a thua se ka bërë ndonjë mëkat.

Meta u cilësua si tradhtar gjatë kohës së pandemisë, për qendrimet e buta ndaj Ramës, ndaj dhe tani kërkon që të mos krijojë “keqkuptime” për pozicionin e tij karshi Ramës.

Në letrën e tij, Meta shkruan se ditën e sotme ka zhvilluar një bisedë me kryetaren e Komisionit për Ekonominë dhe Financat, Milva Ekonomi, e cila i ka vënë në dispozicion edhe dokumenta të tjera shtesë, që nuk ishin bashkangjitur në kërkesën e parë.

Ai shkruan se pasi Ekonomi i ka shpjeguar nevojën dhe urgjencën për marrjen e borxhit, duke marrë parasysh edhe situatën e krijuar nga koronavirusi dhe rishikimit të disa pikave, ndaj ka vendosur që të japë dritën jeshile.

“Është rishikuar titulli dhe neni 1 i projektligjit lidhur me çështjen e imunitetit; Është vënë në dispozicion qëndrimi dhe vlerësimi i Bankës së Shqipërisë dhe i Avokaturës së Shtetit lidhur me këtë transaksion; Është sqaruar procedura e ndjekur për përzgjedhjen e partnerëve që do të mbështesin këtë proces. Gjithashtu, jam informuar lidhur me faktin se, neni 3 i projektligjit, mbi autorizimin që i jepet ministrit të Shtetit për Rindërtimin, do të propozohet të hiqet në seancë plenare,“-sqaron Meta.

Megjithatë edhe pse ka dhënë ‘ok’, Meta ka kërkuar refletim edhe për dy pika të tjera, të cilat i konsideron shqetësuese. E para ka të bëjë me analizën e kostos dhe përfitimit të marrjes hua në tregun e brendshëm dhe se çdo transsaksion financiar duhet të paraprihet nga një analizë e gjendjes së valutës aktuale për të përcaktuar shumën e duhur të huamarrjes.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy