minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
India kryeson me rastet COVID-19, rritje pas hapjes së ekonomisë - Struga.net

India kryeson me rastet COVID-19, rritje pas hapjes së ekonomisë

0

Të dielën, 78.761 raste të reja të Indisë tejkaluan rekordin e mëparshëm global prej 77.299 në Shtetet e Bashkuara më 16 korrik, tregoi një raport i të dhënave zyrtare nga Reuters.

Vendi i dytë më i populluar në botë ka raportuar numrin më të lartë të rasteve njëditore në botë që nga 7 gushti. Me 3.62 milionë raste, India po i afrohet SHBA-së dhe Brazilit sa u përket rasteve totale, por ka shkallën më të ulët të vdekjes.

Vdekjet nga koronavirusi në Indi u rritën në 971 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin në 64,469, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.

Numri i madh, i ka shqetësuar autoritetet

Kumar Sanjay Krishna, sekretari kryesor i Assam, një nga shtetet më të goditura, ia atribuoi rastet në rritje më shumë hapjes së ekonomisë.

“Njerëzit nuk po ndjekin hapat paraprakë dhe po shkelin protokollet COVID”, tha ai në Twitter.

“Nga e hëna e tutje do të ketë një veprim të dukshëm të rreptë ndaj atyre që shkelin normat e distancimit shoqëror ose që nuk kanë maskë në fytyrë”.

Por, në të njëjtën kohë, frika po rritet për ekonominë e pestë më të madhe në botë, me një tkurrje të produktit të brendshëm bruto për tremujorin e qershorit që pritet të njoftohet më vonë të hënën.

Duke shpresuar të shmangë dëmet më serioze ekonomike, qeveria po lehtëson kufizimet dhe ka njoftuar se trenat e metrosë urbane mund të rifillojnë shërbimet nga 7 shtator.

Gjithashtu, deri në 100 njerëz do të lejohen të mblidhen për ngjarje, përfshirë ato fetare dhe politike më vonë, në shtator, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.

India kryeson me rastet COVID-19, rritje pas hapjes së ekonomisë shkruan Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy