minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Ish deputetja e LSI ia “mbledh” Ramës: Kujdes, po na çon çdo ditë e më shumë në zgrip - Struga.net

Ish deputetja e LSI ia “mbledh” Ramës: Kujdes, po na çon çdo ditë e më shumë në zgrip

0

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka, shkruan se kryeministri Edi Rama vazhdon skemat kriminale të PPP-ve, pavarësisht paralajmërimeve nga ana e institucioneve ekonomike ndërkombëtare.

“I pangopuri Edi Rama, çdo ditë e më shumë rrit borxhet e Shqipërisë dhe varfëron më shumë shqiptarët.

Skemat kriminale të PPP-ve, i thellon duke kërkuar borxhe gjigante, për ”mbikëqyrjen” e tyre, a thua se ky nuk e ka idenë se çfarë bëjnë përfituesit e PPP-ve me ato para!?

A thua se ky nuk e ka tejmbushur administratën e paguan 3 punonjës për një vend pune, të cilët për aq kohë sa paguhen nga paratë e shqiptarëve, duhet edhe të kontrollojnë se si shpenzohen paratë në skemat PPP.

Ky makut që nuk do t’ia dijë as për paralajmërimet e Bankës Botërore e FMN-së, të cilat në çdo raport ngrenë pikëpyetje të mëdha lidhur me koncesionet dhe PPP-të, iu drejtohet përsëri, për të marrë 80 milionë dollarë borxh, në kurriz të shqiptarëve.

Shqiptarëve, bazuar në kërkesën e fundit të Ministrisë së Financave, do t’iu duhet të paguajnë edhe 80 milionë dollarë më shumë, për makutërinë e Edi Ramës.

80 milionë euro që iu shtohen shumë milionave të tjerë, do të paguhen vetëm nga xhepat e shqiptarëve, duke rritur borxhin tonë e duke na çuar çdo ditë e më shumë në zgrip”, shkruan ajo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy