minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Italia regjistron 642 infektime gjatë 24 orëve të fundit - Struga.net

Italia regjistron 642 infektime gjatë 24 orëve të fundit

0

Italia ka shënuar një përkeqësim të bilancit të personave të prekur me koronavirus në 24 orë.

Është bërë e ditur nga autoritetet italiane të shëndetësisë se janë raportuan 642 persona të tjerë të infektuar me koronavirus brenda një dite, shifër kjo që nuk ishte regjistruar në vend që prej muajit maj.

Megjithatë kjo mund të justifikohet me shtimin e testimeve. Gjatë 24 orëve të fundit u testuan mbi 71 mijë persona, ndërkohë që një ditë më parë ky numër ishte 53 mijë.

Sipas të dhënave zyrtare nga Emergjencat Civile, gjithashtu 7 persona të tjerë nuk mundën ta fitonin betejën me virusin vdekjeprurës. /Albinfo.ch.

Italia regjistron 642 infektime gjatë 24 orëve të fundit shkruan Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy