minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Janullatos 28 vite në krye të Kishës Ortodokse, Fatos Klosi: Anormale që kemi ende peshkop një grek, të largohet dhe të zëvendësohet me shqiptar - Struga.net

Janullatos 28 vite në krye të Kishës Ortodokse, Fatos Klosi: Anormale që kemi ende peshkop një grek, të largohet dhe të zëvendësohet me shqiptar

0

Kryepeshkopi Anastas Janullatos ka festuar 28 vite në krye të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Në 2 gusht të vitit 1992 u bë ceremonia e Fronëzimit të Kryepeshkopit Anastas në kishën “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, në Tiranë.

Ndërkohë që pas vitit të largët 1992, kryepeshkopi mbajti një festë në Kishën Orthodhokse. Por a është normale që një kryepeshkop i huaj të qëndrojë për një kohë kaq të gjatë në krye të kishës?

Për këtë, gazeta kontaktoi dje me ish-kreun e Shërbimit Informativ të Shtetit, Fatos Klosi, i cili u shpreh se nuk është normale që vendi ynë vijon të ketë akoma një kryepeshkop grek.

Sipas tij, edhe në vitin e largët 1992 pati shumë diskutime për ardhjen e Janullatos në Shqipëri, duke shtuar se vetë kryepeshkopi kishte deklaruar se do të vinte përkohësisht.

“Unë nuk jam ekspert i kësaj fushe, po si qytetar kam edhe unë mendimet e mia. Me thënë të drejtën më duket e paarsyeshme që për kaq shumë vjet një peshkop, një funksionar kishe të huaj është në krye të Kishës Autoqefale.

Vetë zoti Janullatos, për të cilin unë kam respekt si intelektual, si një njeri shumë i kulturuar, atëherë ai pati deklaruar se do vinte përkohësisht për të ndihmuar që kisha shqiptare të krijonte kuadro të reja, për ta ndihmuar për të dalë nga ajo kohë e zgjatur që komunizmi e hoqi fare nga defteri dhe natyrisht ndërpreu çdo lloj zhvillimi dhe çdo lloj përgatitje kuadri.

Dhe natyrisht për kohën ishte e arsyeshme, mund ta quaje ndihmë që kisha greke po bënte për kishën ortodokse shqiptare. Edhe atëherë pati shumë diskutime”, tha Klosi.

Më tej ish-kreu i SHISH shtoi se ka ardhur koha që kryepeshkopi aktual duhet të largohet dhe të zëvendësohet nga me një tjetër kryepeshkop, i cili duhet të jetë shqiptar.

“Pas 28 vjetësh duket vërtet e çuditshme. Nuk e kam me të personalisht e kam me ata që vendosin për këto gjëra. Pas 28 vjetësh ose nuk ka qenë e vërtetë ajo që u tha në fillim ose kjo ndihmë nuk u bë dot.

Ose njëra ose tjetra janë defekte të atyre njerëzve që vendosen dhe mendojnë akoma ta mbajnë, kështu që më duket se nuk është mbajtur një fjalë që është dhënë. Ka të tjerë që bëjnë lloj lloj hamendësime, por them që shoh një lloj paaftësie për të krijuar kuadro të reja në kishën tonë.

Unë mendoj që ka kaluar kjo kohë, jo vetëm ka ardhur për tu zëvendësuar nga një kryepeshkop shqiptar. Duhet të ishte bërë shumë më parë”, tha Klosi.

Ndërkohë që ish-kreu i SHISH reagoi edhe për ndikimin e Greqisë në vendin tonë për sjelljet fetare dhe jo vetëm. Sipas tij, Janullatos si një shtetas grek është i formuar dhe ka mentalitetin e vendlindjes së tij, duke theksuar se gjatë veprimtarisë së tij ai e ka shtrirë ndikimin në vendin tonë.

“Unë nuk di të them nëse kryepeshkopi merr urdhra apo jo nga Greqia për sjelljet fetare në Shqipëri, Por sigurisht ai ka një mentalitet të vetin. Është i formuar me kishën greke dhe qoftë edhe kaq. Ai në të gjithë veprimtarinë e vet, në një farë mënyre apo në një tjetër ka kondicionuar edhe kishën shqiptare.

Nuk mund të dalë ai nga bota ku është edukuar, ku është formuar edhe si intelektual jo vetëm si punonjës i kishës”, tha ai. Klosi shtoi se kryepeshkopi i Kishës Orthodhokse nuk ia doli dot të bënte atë çfarë mori përsipër në fillim kur mori detyrën.

“Unë personalisht e quaj njeri të respektuar edhe nga ana ime sepse ka kontribuar. Ai thjesht nuk ia doli dot të bënte atë që mori përsipër në fillim.

Tani nuk ia doli se nuk ishte e kollajshme ose ka qenë ndonjë politikë e kishës greke këtë nuk di ta ndaj. Si njeri edhe unë do e nderoja, siç ka bërë edhe presidenti me një dekoratë”, tha Klosi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy