minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Ka ndërruar jetë një nga pionierët e Cirkut shqiptar, Kosta Papanikolla - Struga.net

Ka ndërruar jetë një nga pionierët e Cirkut shqiptar, Kosta Papanikolla

0

Nga Mimoza Çika

Kosta Papanikolla, i njohur me pseudonimin siç e thirrnin të gjithë kolegët “Daja” i takon brezit të themeluesve të Cirkut në Shqipëri. Bashkë me të madhin Telat Agolli ata hodhën themelet e këtij arti duke bërë për vete publikun shqiptar përmes shfaqjeve të shumta mjaft profesioniste në nivel të lartë edhe ndërkombëtar.

Papanikolla është shquar për nivel të lartë interpretimi të numrave akrobatikë, në zhanre të ndryshme të cirkut. Cirku Shqiptar me artistë të tillë si Kosta u bënë një pjesë e pandarë e cirkut botëror.

Në vitin 1959 këta artistë me në krye të madhin Telat Agolli realizuan një shfaqje të plotë cirku të titulluar “Shkopi Magjik” duke e kthyer këtë moment edhe me krijimin zyrtarisht te Cirkut Shqiptar, një pjesë e rëndësishme dhe me vlerë e kulturës dhe artit tonë kombëtar.

Por kush ishte Kosta Papanikolla?

Ai lindi në Elbasan më 11.05.1932. Njohja me Telat Agollin gjatë kryerjes së shërbimit ushtarak në vitin 1951 ndikoi që ai të lidhet përjetësisht me artin e cirkut. U stërvit me grupin e akrobatëve të drejtuar nga Belul Hatibi dhe konkurroi për të marrë pjesë në shfaqjen e parë të Estradës së Shtetit në vitin 1952. Në vitin 1954 u emërua si akrobat definitiv në këtë Estradë ku punoi me pasion, dashuri dhe guxim për të arritur një nivel të lartë artistik para publikut.

Gjatë karrierës së tij artistike, Kosta Papanikolla u aktivizua dhe debutoi në disa profile të cirkut duke realizuar numra xhonglerimi, numra ekuilibri me trungje, me bambu dhe shkallë, numra në ajër, numra si prestigjator etj. Ka kryer specilizimi njëvjeçar në Kinë në vitet 1975-1976.

Ka kryer arsimin e lartë profesionalnë Institutin e Kulturës fizike “Vojo Kushi”. Me përvojën e tij ai dha një kontribut të madh si mësues në Studion e parë të fëmijve të ngritur në Cirk në vitet 1976-1980 duke përgatitur një brez të rinj të talentuar në këtë lloj arti. Madje në shfaqjen e parë “Shpërthime rinore” ai ishte udhëheqës artistik. Eshtë dekoruar me urdhërin “Nam Frashëri” i Klasit të parë dhe të dytë.

Deri kur doli në pension (1983) ai ishte pjësëmarrës në të gjitha premierat e realizuara nga stafi. Por “Daja” do vazhdonte të kontribuonte në aspektin pedagogjik edhe në pension me përgatitjen e të rinjve të këtij arti. Pas vitit 1990 ai u vendos me familjen në qytetin e Udinës në Itali. Artisti Papanikolla ishte babai i tre vajzave dhe gjysh i disa nipërve e mbesave.

Artisti Papanikolla do të kujtohet nga artdashësit e Cirkut të Shqipërisë dhe nga të gjithë kolegët që patën fatin të punonin me të si një njeri i i dobishëm në shoqëri dhe mjaft i gjindshëm për çdo situatë. “Daja” i Cirkut shte mjaft i butë si tip dhe plot humor, buzëgaz dhe plot fisnikëri.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy