minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Kaç Islami “zbulon” se shifrat e infektimit me Covid janë të manipuluara nga Rama, për të terrorizuar opozitën - Struga.net

Kaç Islami “zbulon” se shifrat e infektimit me Covid janë të manipuluara nga Rama, për të terrorizuar opozitën

0

Intelektualet Tritan Shehu, Ilir Meta, Kastriot Islami

Kastriot Islami, që prej disa vitesh bën analistin tek portali i familjes Berisha, pasi Lulzim Basha e nxorri nga në pension politik, ka bërë një zbulim të rëndësishëm.

Sipas tij, shifrat e infektimeve nga koronavirusi janë të manipuluara nga Rama, i cili kërkon të terrorizojë opozitën.

Pastaj po në të njëjtin shkrim ndryshon version, dhe thotë se në fakt, shifrat e infektimit mund të jenë rritur edhe prej paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë.

Njëra nga teoritë e tij, me siguri që është e saktë.

“Cdo javë shqiptarët po terrorizohen nga Rama, me ose pa qëllim, nga shifrat e frikshme të infektimeve nga COVID. Vetëm në 14 javë shifra javore ka kaluar nga 56 të infektuar/javë në 1047 të infektuar/javë, pra një rritje me 19 herë.

Madje nëse do ti referoheshim shifrave të datave 23-26 gusht, do të vihej re se shifra javore e infektimeve ka arritur në 1115 të infektuar, pra 20 herë më e lartë. Ndërkohë që vetëm në periudhën 10 mars-30 maj (për 80 ditë), shifra totale e infektimeve ishte 1122 të infektuar, pra aq sot rezultojnë në një javë?!

Me të drejtë shtohet pyetja: Përse kjo “lojë” e Ramës me shifrat e zmadhuara dhe/ose jasht kontrollit të infeksioneve është e qëllimshme? Ndërkohë që shifrat e vdekjeve po i mban relativisht të ulta, madje edhe duke i manipuluar?! Rama kërkon të terrorizojë shqiptarët duke fshehur tinëzisht një synim diabolik…të lidhur me zgjedhjet e ardhshme!

Konkretisht arsyeja është: Rama i friksuar nga situata shpërthyese për shkak të keqqeverisjes të tij antipopullore por edhe i tmerruar nga revolta eventuale e qytetarëve dhe bizneseve për shkak të katastrofës sanitare, ekonomike e sociale, po tenton që frikën nga COVID-19 ta përdorë thjesht për të ndaluar aktivitetet politike, grumbullimet antiqeveritare apo manifestimet kundër korrupsionit dhe lidhjeve të qeverisë me krimin e trafiqet…dhe për të larguar tinëzisht vëmëndjen nga ndryshimet e njëanshme kushtetuese, sovraniste e antieuropiane…

Sigurisht që karahas këtyre synimeve diabolike, nuk përjashtohet as fakti që kjo qeveri po nxjerr qartas në pah paaaftësinë dhe papërgjegjshmërinë e saj. Sepse duke filluar nga Rama, shumica s’dinë se cfarë të bëjnë sepse janë të paaftë.. S’kanë mundësi financiare se janë të mbytur nga vjedhjet e korrupsioni dhe janë kapur fort për fyti nga lidhjet me kriminelët e trafikantët.

Janë të papërgjegjshëm se nuk mendojnë për të qeverisur hallet e shqetësimet e qytetarëve por gjatë të gjithë ditës e natës konsumojnë kohë e energji sesi të ndryshojnë kushtetutën, të mashtrojnë shqipatët e ndërkombëtarët, të vjedhin pasuritë e pronat publike e private, dhe pastaj të blejnë vota për të penguar opozitën të fitojë zgjedhjet. Sigurisht për vazhduar vjedhjet por edhe nga frika e ndëshkimeve…”, shkruan Islami.

Vetëm se nuk na shpjegon dot një gjë: Mirë në Shqipëri po na i rrit Rama shifrat për të na terrorizuar, po në Europë dhe botë, kush po e rrit numrin e infektimeve?!

(TemA)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy