
Ministria e Brendshme ka dërguar për kallëzim penal 20 ish-drejtues dhe punonjës të policisë.
Ata akuzohen si përgjegjës për një dëm prej qindra mijëra dollarësh.
Nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit janë dërguar për ndjekje penale pesë persona, mes të cilëve edhe ish-drejtori i Përgjithshëm, Hysni Burgaj. Gjithashtu janë dërguar për ndjekje penale edhe ish-drejtori i Qendrës së Shfrytëzimit dhe Administrimit të Mjeteve të Transportit, së bashku me gjashtë vartësit e tij, si edhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Rezervave te Shtetit, së bashku me tre vartës të tij.
“Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë kallëzim penal pranë Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për 20 persona, ish-drejtues dhe punonjës në strukturat e këtij dikasteri dhe Policisë së Shtetit, të cilët janë përgjegjës për një dëm prej qindra mijëra dollarësh shkaktuar buxheti të shtetit.
Nga auditimi i kryer në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorinë rajonale të Rezervave Materiale të Shtetit, Qendrën e Shfrytëzimit dhe Administrimit të Mjeteve të Transportit (QSHAMT), Njësinë Rajonale të Policisë Rrugore Tiranë kanë rezultuar shkelje të shumta ligjore, si pasojë e të cilave është shkaktuar një dëm i madh ekonomik, pa përfshirëvlera të tjera të konsiderueshme që kanë kaluar përvlerësim dhe inspektim financiarnga Ministria e Financave.
NgaDrejtoria e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës, të dashjes dhe bashkëpunimit” janë dërguar për ndjekje penale 5 persona, ish-drejtues dhe anëtarëtë Njësive të Hartimit të Dokumenteve.
Në të gjitha praktikat prokuruese nga auditimi u konstatuan dhe evidentuan mangësi dhe shkelje nga personat përgjegjës ne DPPSH. Ngaauditimi i 43 procedurave të realizuara gjatë vitit 2013 sa i përket përzgjedhjes së llojit të procedurës rezultoi se janë realizuar:
• 27 procedura prokurimi “Me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”, me fond limit 90.5% të totalit të fondit të procedurave të audituara.
• 3 procedura si “KontratëSekrete”, pa patur ndonjë argumentim për tu realizuar si kontrata sekrete dhe pa u mbështetur në legjislacionin për klasifikimin e sekretit shtetëror.Fondi limit për këto procedura ka qenë 99,8% e fondit të prokuruar.
Prokurimet me procedurën “Kontrata sekrete”, kanë pasur si objekt prokurimi:
• “Printera, kompjutera, bateri, bojra”.
• “Pajime armatimi”(mbajtjese pistoletash, elektrik dore).
• “Blerje orendi dhe paisje për ambientet e reja të Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmimtarëve”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme.
Sipas burimeve, të kallzuarit janë si më poshtë:
Hysni Burgaj, ish- drejtori i Përgjithshëm “Për veprën penale shpërdorimit të detyrës, të dashjes dhe bashkëpunimit”.
Qëndra e Shfrytëzimit dhe Administrimit të Mjeteve të Transportit Tiranë
– Ram Oruci, ish- drejtor (QSHAMT)
– Syrja Hoxha, ish-shef i Shërbimeve të Brendshme
– Andon Janku, ish-drejtor Teknik
Drejtoria e Përgjithshme të Rezervave Matërjale të Shtetit (DPRMSH)
-Petrit Çerçizi, ish- drejtor i Përgjithshëm
-Luan Mali, ish-drejtor i Drejtorisë Rajonale të Rezervave Matëriale të Shtetit Tiranë (DRRMSH Tiranë).
Njësinë Rajonale te Policisë Rrugore Tirane
-Fatos Kokalari, ish- shef
-Ali Allaraj ish- shef
-Genc Peka ish- shef
-Baftiar Hadushaj ish- shef i Seksionit
-Haki Musli, punonjës i Njësisë Rajonale të Policisë Rrugore Tiranë.
…