minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Kanë edhe 10 ditë kohë për ta bllokuar Reformën në Drejtësi - Struga.net

Kanë edhe 10 ditë kohë për ta bllokuar Reformën në Drejtësi

0

Nga Alfred Peza

Nuk e bllokojnë dot reformën në drejtësi, pavarësisht se po provojnë të luajnë, çdo gur që u ka mbetur. I kanë provuar të gjitha nga korriku i 2016, pasi e votuan me dorën lart e me kokën poshtë, me 140 vota në Kuvend. Nuk e penguan dot as me luftën e çizmeve, as me revolucionin e molotovëve, e as me atë të gurëve. E nuk kanë asnjë shans, për ta penguar dot, tani kur kanë mbetur metrat e fundit të kurorëzimit të saj.

Janë kaluar shumë pengesa, janë çmontuar shumë elemente të kollonës së vjetër e më të kalbur të shtetit dhe janë ngritur shumë institucione të sistemit të ri. Kanë mbetur Gjykata Kushtetuese, që duhet të rifillojë punë brenda 10 ditëve të ardhëshme, e për këtë topi është në këmbët e Ilir Metës. Byroja Kombëtare e Hetimit, ose FBI-ja shqiptare, është duke hedhur hapat e fundit e nuk pengohet dot.

Koha punon në favor të ngritjes dhe funksionimit të të gjitha institucioneve të drejtësisë së re. Pas 31 dhjetorit 2020, gjithkush do ta ketë të qartë, me emër e mbiemër se kush ishte pro e kundër kësaj reforme historike. Presidenti i Republikës, ka edhe 10 ditë kohë, që të caktojë anëtarin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, që do ta bënte atë funksionale. Ndaj duhet të presim!

Ndërkohë Komisioneri për zgjerim Oliver Varhelyi ka hedhur poshtë akuzat e ish Kryeministrit Sali Berisha, se shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (OMN) Genoveva Calavera, është bashkëpunëtore e Kryeministrit Edi Rama. Ai shtoi se “reforma në drejtësi dhe vetting i gjyqësorit është thelbësor dhe nuk duhet të devijojë ose të ngadalësohet, pavarësisht presionit”.

Bashkimi Europian e ka të qartë se nga vjen presioni, ashtu sikundër Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kanë folur përmes Ambasadores Yuri Kim. Pas një darke të saj me Kryetarin e PD Lulzim Basha, në një nga restorantet e Tiranës, mediat pranë LSI kanë dhënë alarmin se përse ai nuk është në një linjë me Sali Berishën dhe Ilir Metën për këtë çështje.

Presidenti i Republikës e ka të qartë se një nga dosjet e para që do të mari në shqyrtim Gjykata Kushtetuese pas ringritjes, do të jetë ajo për çdekretimin nga ana e tij, e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019. Duke mos patur mundësi që ta kontrollojë, Ilir Meta është vënë para faktit, nëse do ta sfidojë SHBA dhe BE e të mos e bllokojë!

Ndërsa për Lulzim Bashën, sfida është e një lloji tjetër, qoftë nga pikëpamja politike e qoftë nga ana elektorale. Ai duhet të japi prova të qarta për Perëndimin, se nuk është peng as i Ilir Metës dhe as i Sali Berishës në këtë histori. Mbetet të shihet për më tej sesi do reagojë, sepse nuk mund të jesh edhe kandidat për Kryeministër i Shqipërise, edhe kundër reformës në drejtësi.

Ka 10 ditë kohë për Lulzim Bashën e gjithë aktorët e tjerë kyresorë në lojë, që të pozicionohet hapur dhe prerë. E qartë deri tani, është vetëm se mazhoranca socialiste, BE dhe SHBA janë në të njëjtën anë. Mbetet për tu parë, se kush është deri në fund, kundër reformës në drejtësi brenda gardhit të opozitës. Ata që janë totalisht kundër, duke mos patur asnjë shans për të ndryshuar mendje, njihen tashmë.

Qartësimi i kësaj çështje në 10 ditët e fundit të 2020, i jep mundësinë të gjitha palëve, që të paraqiten në janar edhe përpara shqiptarëve me flamurin pro apo kundër reformës në drejtësi. Dihet që mbi 90% e tyre, kanë qenë pro, duke e bërë atë një nga reformat më të mbështetura në 30 vitet e fundit. Ndaj, askush nuk ka asnjë shans që të fitojë më pas në pranverë zgjedhjet, nëse futet në garë kundër kauzës më të votuar nga qytetarët e këtij vendi.

Kush është kundër reformën në drejtësi, kuptohet që është kundër SHBA, BE, integrimit dhe orientimit pro perëndimor të një vendi anëtar të NATO. Çdo gjë mund të ketë ndodhur deri më sot në Tironë, por kurrë askush, nuk ka fituar zgjedhjet duke qenë kundër Brukselit dhe Washingtonit. E aq më pak, kundër vullnetit të shumicës dërrmuese, të shqiptarëve!

Kanë edhe 10 ditë kohë. Jo më shumë!

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy