minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
“Kemi foto dhe video”, akuza e deputetit socialist: LSI ka organizuar protestat e dhunshme - Struga.net

“Kemi foto dhe video”, akuza e deputetit socialist: LSI ka organizuar protestat e dhunshme

0

Deputeti i Partisë Socialiste Adnor Shameti ka akuzuar dy ish-deputetët e LSI-së Përparim Spahiu dhe Floida Kërpaçin si organizatorë të protestave në Tiranë për vrasjen e Klodian Rashës.

Ai është shprehur se ka foto dhe video të këtyre përfaqësuesve të LSI në protestë dhe është e provuar që janë ata organizatorët.

“Humbësi i madh në këtë histori është prishja e qetësisë së shqiptarëve. Qëndrimi i kryeministrit Rama ka qenë korrekt. Është e provuar që organizatorët kanë qenë përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare.

Kemi foto të këtyre të përfaqësuesve të këtyre partive në protestat e ditëve të fundit.

Ka foto dhe video të ish-deputetëve të LSI-së, Përparim Spahiu dhe Floida Kërpaçi të cilët kanë qenë organizatorë në protestat e fundit.

Situata është shumë e thjeshtë. Kemi patur një incident që ndodhi nga një punonjës i policisë së shtetit, i cili është nën hetim”, tha Shameti.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy