minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Kërcënimi i AAK-së: Nëse nuk zgjidhet Ramush Haradinaj president, bie qeveria - Struga.net

Kërcënimi i AAK-së: Nëse nuk zgjidhet Ramush Haradinaj president, bie qeveria

0

Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale ka përforcuar fjalimin e Ramush Haradinajt, i cili pak ditë më parë tha se nëse nuk do të bëhet president i vendit qeveria e Hotit do të bjerë.

Selmanaj në statusin e tij në ‘Facebook’ shkruan se vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme nëse presidenti i ardhshëm nuk do të zgjidhet Haradinaj.

Postimi i plotë:

Rreth Presidentit dhe debatit: Ne e kemi presidentin e zgjedhur, pavaresisht mendimit personal, une dhe, besoj, nje pjese dermuese e popullit jane me te ne raport me Gjykaten Speciale, pasi besojme fuqishem ne luften e paster te popullit tone ne fund shekullin 20-te.

Jemi te vetedijshem se zgjedhja e Presidentit varet kryekeput nga deputetet e AAK-se ose vendin e dergojne ne zgjedhje ata qe e bllokojne kete propozim.

Shkuarja ne zgjedhje i konvenon vetem VV-se dhe AAK-se, te cilat edhe jane te konsoliduara edhe kane substancen elektorale te ruajtur mire.

Pra, pavaresisht zerave kunder, nominimi i Haradinajt per President dhe zgjedhja e tij do t’i forconte institucionet dhe do te krijonte kredibilitet te nje figure unifikuese per tere qytetaret e Kosoves.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy