minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Këshilli i Sigurimit i OKB-së takim për situatën në Bjellorusi - Struga.net

Këshilli i Sigurimit i OKB-së takim për situatën në Bjellorusi

0

Këshilli i Sigurimit i OKB pritet të zhvillojë një takim tjetër jozyrtar të premten mbi situatën në Bjellorusi, këtë herë publike dhe në parim me pjesëmarrjen e liderit të opozitës Bjelloruse Svetlana Tikhanovskaya, theksuan diplomatët.

“Ky sesion, në videokonferencë do t’i kushtohet të drejtave të njeriut në Bjellorusi pas dëbimit fundjavën e kaluar të mediave të huaja dhe ndalimit të akreditimit për të tjerët”, theksoi një burim diplomatik.

Ashtu si diskutimi i mëparshëm, i cili u zhvillua me dyer të mbyllura më 18 gusht, takimi i ri organizohet me iniciativë të Estonisë, aktualisht një anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit. Ai do të jetë informal dhe formati i tij i veçantë lejon anëtarët e Këshillit të Sigurimit të mos marrin pjesë.

Disa vende të tilla si Kina ose Rusia besojnë se zhvillimet në Bjellorusi kanë të bëjnë me situatën e brendshme në këtë vend, nuk kërcënojnë paqen ndërkombëtare dhe për këtë arsye nuk duhet të trajtohen nga Këshilli i Sigurimit i OKB.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy