minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Komisioni i Ligjeve miraton në parim ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Manja debat me Korab Litën: Ti ke nevojë për përkthyes, ke mësuar atje në Kamëz gjuhë tjetër - Struga.net

Komisioni i Ligjeve miraton në parim ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Manja debat me Korab Litën: Ti ke nevojë për përkthyes, ke mësuar atje në Kamëz gjuhë tjetër

0

Komisioni i Ligjeve më në krye kreun i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja ka miratuar në parim ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

“Bashkimi i nismave në një dhe të gjithë amendamentet dhe të kolegëve të tjerë do të bashkohen dhe do të shqyrtohen në një tekst të integruar. Nesër diskutime për ndryshimet nen për nen,” është shprehur Manja.

Në përfundim të bisedimeve ka pasur një debat mes Manjës dhe depuetit Korab Litës.

“Ore ti a je në mbledhje apo në Këshill Politik. O zotëri i më duke t se fola shqip. Ti ke nevojë për përkthyer të përkthej shqip se ke mësuar atje të në Kamëz gjuhë tjetër.

Kemi tre nisma dhe do bëjmë një tekst të integruar. Ramë dakord? Nuk ke rënë ti?

Atëherë kur të biesh ti do biesh mbrapa. Andi Përmeti qenka kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Tërhiqeni dhe amendamentin se e keni sjellë kot.

Zoti Lita ty do të duhen edhe dy vjet të tjera të mësosh rregulloren e Kuvendit se nuk të mjaftojnë dy vjet.”, tha Manja.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy