minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Koronavirusi, Franca dhe Spanja raportojnë mijëra të infektuar në 24 orë - Struga.net

Koronavirusi, Franca dhe Spanja raportojnë mijëra të infektuar në 24 orë

0

Rritja e frikshme e rasteve të reja me koronavirus në shumë vende të Bashkimit Europian, rrit ankthin dhe pasigurinë se vjeshta do të godasë më rëndë vendet e unionit.

Franca raporton plot 3776 të infektuar të tjerë me koronavirus në ditën e fundit, shifër kjo që nuk ishte përsëritur që nga lehtësimi i masave të izolimit.

Gjithashtu drejtori i Shëndetit publik bëri me dije se 17 persona të tjerë humbën jetën duke e çuar bilancin total të fataliteteve në 30.468.

Spanja shënoi gjithashtu një numër të lartë të personave të infektuar me koronavirus brenda 24 orëve. Sipas autoriteteve zyrtare 3715 persona të tjerë janë prekur nga Sars Covid-2 një bilanc ky që nuk raportohej prej fundit të majit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy