minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Koronavirusi nis të ”rigjallërohet” në Evropë - Struga.net

Koronavirusi nis të ”rigjallërohet” në Evropë

0

Shtete të ndryshme në Evropën Perëndimore po rimarrin masa më të ashpra kufizuese në përpjekje për të mbajtur nën kontroll përhapjen e koronavirusit.

Lëvizjet e radhës vijnë pasi rastet me Covid-19 po vijojnë të shtohen pas heqjes së karantinës.

Francë, mbajtja e maskave është bërë e detyrueshme në të gjithë Parisin.Vendi të enjten raportoi numrin më të lartë të të infetuarve që nga fundi i marsit.

Edhe pse tashmë Franca po bën shumë më shumë teste se në fillim të pandemisë,zyrtarët e pranojnë që kjo nuk shpjegon rritjen e rasteve në këtë shkallë, raporton BBC, përcjell abcnews.

Kemi një “ringjallërim të pamohueshëm të epidemisë”, tha kryeministri Jean Castex, pasi u zbulua se numri i “zonave të kuqe” ku virusi është në qarkullim aktiv ishte rritur nga dy në 21.

Ndërkohë në Spanjë, fëmijëve deri në gjashtë vjeç do t’u kërkohet të mbulojnë gojën dhe hundën ndërsa janë në shkollë.

Gjermani, zyrtarët u kanë bërë thirrje qytetarëve të ndalojnë udhëtimet në vendet dhe rajonet që konsiderohen “me rrezik të lartë” dhe ndalimi i eventeve të mëdha është zgjatur deri në fund të vitit. Shumica e shteteve kanë rënë dakord të vendosin një gjobë prej 50 € për personat që nuk mbajnë maskë në zonat ku ato janë të detyrueshme.

Mbretërinë e Bashkuar, nxënësit në shkollat e mesme tani duhet që të mbajnë maska në korridoret e shkollave, në zonat që ndodhen në izolim në Angli.

e mesëm tani do të duhet të veshin mbulesa fytyre në korridoret e shkollave në zonat lokale të bllokimit të Anglisë, pasi qeveria ndryshoi udhëzimet rreth masave anti-Covid.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy