minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Kosovë, reagime mbi djegien e flamurit grek nga tifozët në Prishtinë - Struga.net

Kosovë, reagime mbi djegien e flamurit grek nga tifozët në Prishtinë

0

Ministria e Punëve të Jashtme dhe për Diasporën në Kosovë dënoi djegien e flamurit të Greqisë nga disa tifozë në Prishtinë.

Të enjten në mbrëmje tifozët e klubit të futbollit të Gjilanit, “Ultras Skifterat”, dogjën flamurin grek pas humbjës në ndeshjen e parë parakualifikuese të Ligës së Evropës me ekipin nga Qipro, “Apoel”.

Ndaj këtij veprimi reagoi të premten ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës duke e dënuar fuqishëm djegien e flamurit të Greqisë në një nga sheshet e Prishtinës.

“Dënojmë fuqishëm çdo lloj akti fyes të simbolit kombëtar të cilit do shtet, në rastin konkret të Greqisë. Kosova dhe Greqia kanë vendosur dialog praktik, kanë zyra ndërlidhëse në kryeqendrat e tyre dhe të dyja palët punojnë për të thelluar dialogun edhe më tej”, thuhet në komunikatë duke iu referuar ministres Meliza Haradinaj Stublla.

Në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme thuhej gjithashtu se“pret që organet e rendit të reagojnë shpejt dhe të vendosin para drejtësisë autorët e këtij akti, pasi konsideron se shprehja e pakënaqësisë duke djegur flamurin e një vendi në një ndeshje sportive, është akt i shëmtuar dhe në kundërshtim të plotë me vlerat dhe idealet e përqafuara nga populli i Kosovës, si shoqëri demokratike”.

Grupi i tifozëve “Ultras Skifterat” nga Gjilani bëri të ditur të premten nëpërmjet një reagimi të publikuar në Facebook se:“akti i grupit tonë erdhi si pasojë dhe përgjigje e veprimeve të tifozerisë qipriote të cilët vazhdimisht në ndeshjet e tyre paraqesin parulla kundër Kosovës dhe mesazhe prosllave në stadiumet e tyre! Të gjithë ata që na gjykuan për këtë akt le të kursehen për flamurin e rradhës!”.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe klubi i futbollit Gjilani, i cili përmes një komunikate dënoi aktin e ndërmarrë nga një grup tifozësh.

“Vepra të tilla nuk kanë vend në sportin më popullor në botë, e aq më pak tek ne si komb që duhet të jemi shembull i mikpritjes e ekspeditave në vendin tonë”, thuhet në reagimin e klubit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy