minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Kronikë e një vrasjeje të paralajmëruar - Struga.net

Kronikë e një vrasjeje të paralajmëruar

0

Nga Fatmira Nikolli

Në buzëmbrëmjen e një nate me hënë të plotë, Olsi Çekiçi, 44 vjeç, i divorcuar e baba i dy fëmijëve, pas një debati që nuk i dihet filli, vret dhe përçudnon trupin e së ëmës në të 70-at.

Ndërsa akti makabër kryhej, fqinjët 50 metra më larg dëgjojnë ulërima e klithma, por kanë frikē të dalin. ‘Ai qe i lojtur, prej tij ndërronim rrugë gjithnjë’, thonë banorët e lemeritur të Buçimasit.

Ata e dinë që ai ka qenë në burg, ka shitur e ka përdorur lëndë narkotike, ka hyrë e ka dalë në spitalin psikiatrik të Elbasanit disa herë. Hora ia njeh mirë namin e dallditë të sëmurit. Arallëku mes tyre e tij ka qenë zonë e paprekshme për t’i shpëtuar destinit fatal të nënës Firdes Çekiçi.

E nënë Firdesi para natës së të enjtes e ka shoqëruar të birin nëpër spitale, e ka ndjekur në burgje dhe kur nuk pati më ku ta linte e mori në shtëpi, pse Shqipërisë që lë miliona për SPAK e reforma që s’prodhojnë veç riciklim të vetes e propagandë, i mungojnë strukturat spitalore për strehimin e kurimin e përhershëm të të sëmurëve mendorë. Herë mbas here sheh prindër të përlotur që ndajnë të njëjtin fat me Firdesin: nuk kanë ku t’i lënë të sëmurët e tyre. Atëherë i marrin në shtëpi ku bashkëndajnë të njëjtat orë me vdekjen, derisa ora iu vdes.

Firdesi është një prej dhjetra nënave që vdesin për një spital në një shtet asocial që i lë rrugëve të sëmurët e vet. Firdesi me gjasë ka mbrri në etimologjinë e emrit vet, ndërsa ne vijojmë frymimin në të kundërtën.

Një spital për të sëmurë nuk prodhon vota, prodhon shoqëri të shëndosha e shoqëritë e shëndosha nuk votojnë të sëmurë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy