minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Kur Ilir Meta u dekorua nga parlamenti grek me “Kryqin e Artë” për “kontribut të shquar në shërbim të Greqisë dhe përhapjes së helenizmit në botë” - Struga.net

Kur Ilir Meta u dekorua nga parlamenti grek me “Kryqin e Artë” për “kontribut të shquar në shërbim të Greqisë dhe përhapjes së helenizmit në botë”

0

Presidenti Ilir Meta, në kohën kur ishte kryetar Kuvendi është dekoruar nga parlamenti grek me “Kryqin e Artë”.

Një medalje që i është dhënë me motivacionin “për kontribut të shquar në shërbim të Greqisë dhe përhapjes së helenizmit në botë”.

Në tetor 2016 në një takim në Athinë, kreu i Parlamentit grek Nikolaos Voutsis i akordoi Ilir Metës “Medaljen e Artë të Parlamentit të Greqisë”.

Kjo medalje i akordohet nga Parlamenti grek personaliteteve të rëndësishme në shenjë nderimi për kontributin e tyre të shquar dhe të jashtëzakonshëm në shërbim të shtetit helen. Ky është motivacioni i medaljes për kreun aktual të shtetit.

Ilir Meta është i dyti pas Vasil Shahinit që dekorohet nga shteti grek me “Kryqin e Artë”!

Dhe këtu nuk ka asgjë të keqe, vetëm duam të dimë se cili është shërbimi i shquar që ka dhënë!

Kjo dekoratë na u kujtua, teksa kishte ardhur reagimi i parë i Presidentit Meta pas deklaratave nga Greqia se do zgjerohet në Detin Jon.

Kreu i shtetit eshte pyetur nga mediat teksa ka qene në Drashovicë, dhe tha se për çështjen e kufirit detar me Greqinë do i qëndrojë vendimit të Gjykatës Kushtetuese deri në fund.

“Shqiptarët duhet të jenë të sigurtë që Presidenti gjithmonë do të mbrojë Kushtetutën.

Për çështjen në fjalë do të respektojë vendimin e Gjykatën Kushtetuese dhe Këtë duhet të bëjnë të gjithë institucionet tona”, tha Meta nga Vlora!

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy