minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
La Amerikën për të dashurin në Kosovë? Adrola Dushi flet për herë të parë për ‘lidhjen’: Të gjitha çfarë lexoni vërdallë janë pjellë e fantazisë, shumë larg realitetit tim - Struga.net

La Amerikën për të dashurin në Kosovë? Adrola Dushi flet për herë të parë për ‘lidhjen’: Të gjitha çfarë lexoni vërdallë janë pjellë e fantazisë, shumë larg realitetit tim

0

Modelja nga Mirdita, Adrola Dushi ka hedhur poshtë thashethemet se ka lënë Amerikën për t’iu bashkuar të dashurit në Kosovë, madje dhe për këtë të fundit lë dyshime nëse ka qenë apo jo vërtet e lidhur me ish- kandidatin për deputet të LVV, Albin Gashi.

Dushi në një ”Instastory” siguron se në ditëlindjen e saj në Dhërmi 2 muaj më parë kanë qenë vetëm miqtë e saj më të ngushtë, kurse të tjerat çfarë folur për të janë fantazi larg realitetit të saj.

Po ashtu ajo thotë se nuk ak braktisur Shqipërinë, por s’ka menduar kurrë ta lërë Amerikën, dhe vjen në atdhe disa herë në vit për të takuar njerëzit e saj dhe miqtë e ngushtë.

“Asnjëherë nuk kam reaguar mbi shkrimet e ndryshme që bëhen nëpër portale, pasi të gjithë e dimë si janë, por meqë po përsëritet shpesh e njëjta histori, detyrohem për ta sqaruar një herë e përgjithmonë: Do të flas sot për herë të parë dhe të fundit meqënëse prej muajsh, mediat po e bëjnë tërkuzë për interesa të s’di se kujt.

Që prej ditës që u zhvendosa për të jetuar në SHBA, nuk e kam menduar kurrë ta lë Amerikën për ndonjë arsye… Shqipëria është vendi im dhe vij çdo vit, disa herë në vit, sepse atje kam njerëz që i dua shumë.

Ditëlindjen e kam festuar vetëm me miqtë e mi të ngushtë…

Të gjitha çfarë lexoni vërdallë janë pjellë e fantazisë së të tjerë njerëzve, shumë larg realitetit tim. Shëndet e të mira! Adrola”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy