minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Laura “zbarkon” në SHBA: Mund të jetë stuhia më e fuqishme në histori - Struga.net

Laura “zbarkon” në SHBA: Mund të jetë stuhia më e fuqishme në histori

0

Uragani “Laura” ka zbarkuar këtë të enjte në brigjet e Louisiana. Stuhia kategorizohet e nivelit 4, por sipas ekspertëve, shumë shpejt do të ngjitet në nivelin 5.

Që tani, Uraganai “Laura” me erërat që i kalojnë 240 km në orë, duket të jetë më i fuqishëm se uragani “Katrina” i nivelit 5, që goditi vendin në vitin 2005 dhe që shkaktoi 125 mld dollarë dëme si dhe la pas mbi 1200 viktima.

Ekspertët shprehen se laura do të lërë dëme katastrofike dhe se është një stuhi nga e cila nuk mund të mbijetosh dot, ndoshta më e madhja që ka goditur ndonjëherë vendin. Pandemia ndërkohë i ka vështirësuar edhe më tej planet e evakuimit të banorëve.

Zona e Cameron në Louisiana, ku ka zbarkuar “Laura”, strehon rreth 4 milionë njerëz, por sipas autoriteteve lokale, shumica janë larguar tashmë. Rreth 620 mijë njerëz janë pasur urdhër të detyrueshëm evakuimi në zonat më të prekura.

Do të duhet të kalojnë disa orë përpara se të mund të fillojnë operacionet e shpëtimit. Shirat do të jenë të rrëmbyeshëm, ndërkohë që era e fortë mund të marrë përpara çdogjë. Autoritetet paralajmërojnë se mund të ketë edhe dallgë mjaft të larta.

Stuhia mund të çojë nivelin e ujit deri në 6 metra. Stuhia pritet të dëmtojë rëndë edhe industrinë e naftës, e cila gjen strehë në zonat përreth, ashtu siç bëne edhe dy stuhitë e mëparshme, “Harvey” dhe “Katrina”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy