minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Lefter Maliqi shpall fitoren e Bashës dhe Kryemadhit: Rotacioni politik i pashmangshëm, gati për revolucion demokratik. Fundi i Ramës do të jetë i dhimbshëm - Struga.net

Lefter Maliqi shpall fitoren e Bashës dhe Kryemadhit: Rotacioni politik i pashmangshëm, gati për revolucion demokratik. Fundi i Ramës do të jetë i dhimbshëm

0

Deputeti Lefter Maliqi thotë se kjo është vera e fundit e Edi Ramës si kryeministër.

Ai thotë se do të fitojë koalicioni Basha-Kryemadhi dhe se shefi i qeverisë do të ikë dhimbshëm.

Ramziu i Rilindjes i paaftë dhe i papërgjegjshëm. Jo vetëm mashtroi, varfëroi, çpopulloi vendin por e ka mbyt krimi, korrupsioni, droga dhe babëzia për të pasur gjithë pushtetet”. Sipas tij, vjeshta është stina e zgjimit, mobilizimit dhe ngritjes popullore kundër regjimit. ”Rotacioni politik i pashmangshëm me votë ose revolucion demokratik”.

Postimi i plotë:

Vera e fundit ne pushtet e Mohican-it te fundit te Surrelit. Krimi, varferia, depresioni, droga kane pllakosur vendin edhe ne keto dite pushimesh.

Vrasje me plumb ne koke ne qender te Shkodres, femija i mitur i vdekur ne Sarande, vrasje e terror ne Pogradec si asnjeher tjeter, djali masakron dhe i pret koken nenes se tij, krim makaber, bresheri plumbash ne hotel duke terrorizuar pushuesit, vrasje ne Elbasan, panik ne plazhet e jugut dhe veriut, vjedhje,g rabitje etj si neper filma.

Ramziu i Rilindjes e krimit i paafte dhe i papergjegjshem. Jo vetem mashtroi, varferoi, cpopulloi vendin por e ka mbyt krimi, korrupsioni, droga dhe babezia per te pasur gjithe pushtetet.

Vjeshta stina e zgjimit, mobilizimit, ngritjes popullore kunder Regjimit oligarkik dhe te bandave. Rotacioni politik i pashmangshem me vote ose revolucion demokratik, fundi i paralajmëruar i tij do jete i dhimbshem. Populli sfiden e ka me krimin, bandat, oligarket qe kane emrin organizata kriminale “Rilindje”. Demokracia do fitoj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy