minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Lojëra kompjuterike ndihmojnë në arsimimin e fëmijëve - Struga.net

Lojëra kompjuterike ndihmojnë në arsimimin e fëmijëve

0

Një studim i fundit ka zbuluar se lojërat ofrojnë një udhëzim drejt leximit dhe inkurajojnë kreativitetin përmes shkrimit. Sipas hulumtimit nga “National Literacy Trust” një organizatë jofitimprurëse që merret me studime rreth fëmijëve për sa i përket fushave të ndryshme.

Studimi i tyre zbuloi se pothuajse tre të katërtat (73%) e fëmijëve që nuk kanë dëshirë të lexojnë shumë, thonë se duke luajtur video lojrat i ndihmojnë ata të ndjehen sikur janë pjesë e një tregimi, ndërsa dy të tretat (65%) thonë se video lojrat i ndihmojnë ata të imagjinojnë se janë dikush tjetër, ç’ka ndihmon në rritjen e ndjeshmërisë. Shumë të rinj thanë se duke luajtur, ata merreshin me diçka dhe kjo i ndihmonte të shpëtonin nga stresi dhe emocionet, e shumica e prindërve thanë se komunikimi me miqtë përmes video lojrave gjatë izolimit ka qenë veçanërisht i dobishëm për mirëqenien mendore të fëmijës së tyre.

Më shumë se gjysma (56%) e prindërve thanë se fëmija i tyre kishte biseduar me familjen dhe miqtë, për lojën dhe kishin luajtur së bashku gjatë izolimit dhe 60% e tyre menduan se ky komunikim kishte qenë i dobishëm për mirëqenien mendore të fëmijës së tyre gjatë kësaj kohë.

Jonathan Douglas, shefi ekzekutiv i kompanisë “National Literacy Trust” tha se ky studim tregon që mekanizmat që vetë të rinjtë tashmë i gëzojnë, janë mënyrat më të mira për t’i futur ata në një model më të gjerë të leximit dhe shkrimit.

“Është emocionuese kur zbulon mundësitë që video lojrat mund të ofrojnë për të rinjtë stimulimin e kreativitetit përmes shkrimit, të forcojnë komunikimin me miqtë dhe familjen dhe të rrisin empatinë dhe mirëqenien,” tregon Douglas.

Ai shton se Covid-19 ka prishur ndjeshëm arsimimin dhe mësimin e të rinjve muajt e fundit dhe kompania kërkon të sigurojë që asgjë të mos ndryshojë kur bëhet fjalë për të identifikuar mënyra të reja dhe inovative për të mbështetur arsimimin e fëmijëve kur ata të kthehen në shkollë në shtator.

Andy Robertson

Gazetari Andy Robertson tha se lojrat me video ndihmuan djalin e tij të lidhej me të tjerët në mbarë botën.
Ai shtoi se sa më shumë të luanin, aq më shumë kuptonte se aty do të ketë më shumë sesa thjesht argëtim loje.
“Djali im bëri disa miq të rinj në vende të ndryshme dhe në mënyrë që të fliste me ta, filloi të pyesë” Si është në Francë? Si është në Gjermani?”. Kjo pati një rol të madh në zgjerimin e njohurive të tij,” thotë Andy.
Sipas studimit rezultoi që djemtë të përfitojnë më shumë nga lojërat.
Rianna Pratchett, e cila ka punuar në lojrat “Tomb Raider” dhe “Mirror’s Edge”, thotë se video lojrat na transportojnë në botë të reja, përvoja të reja dhe na bëjnë të ndihemi pjesë e tregimit si asgjë tjetër.
(Sky, gazeta “Si”)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy