minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Lufta kundër COVID-19: Italia dërgon një ekip ushtarak-mjekësor në Kosovë - Struga.net

Lufta kundër COVID-19: Italia dërgon një ekip ushtarak-mjekësor në Kosovë

0

Koronavirusi ka “mposhtur” Kosovën, ku ditë pas dite shënohen shifra të larta të viktimave dhe rasteve të reja, duke përkeqësuar kështu situatën në vend.

Ndërkohë Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës së Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, ka zhvilluar një telefonatë me homologun italian, Luigi Di Maio, nga i cili ka marrë konfirmimin për ndihmën e Italisë në luftimin e pandemisë koronavirus.

Ministrja Stublla i ka shprehur mirënjohjen e saj homologut italian për kontributin e Italisë në shtet-ndërtimin e Kosovës, si partner strategjik, veçanërisht në aspektin e ruajtjes së paqes dhe sigurisë në vend, përmes komandës së KFOR-it.

“Ministri Di Maio më konfirmoi që do të dërgojë një ekip ushtarak-mjekësor nga Italia në ndihmë Kosovës në luftën anti-COVID-19, dhe për këtë akt fisnik, e falënderova përzemërsisht.”- është shprehur kryediplomatja e Kosovës.

Gjatë kësaj bisede është diskutuar edhe për liberalizimin e vizave, me ç’rast ministrja Haradinaj – Stublla kërkoi nga homologu i saj që Italia të vazhdojë të jetë zë përkrahës për të drejtën e Kosovës për lëvizjen pa viza, tani që me të drejtë qytetarët presin përmbylljen e këtij procesi.

Me rritjen e sotme numri i përgjithshëm i të sëmurëve ka shkuar në 9.688 që prej fillimit të shpërthimit të pandemisë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 300.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy