
Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla vendos shtimin e prokurorëve në disa prej Njësive të Përbashkëta Hetimore Task-Force kryesore në Shqipëri. Kjo, sipas Prokurorisë, bëhet në kuadër të forcimit të luftës kundër korrupsionit. Me urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm, janë shtuar prokurorë në disa prej Njësive Task-Force kundër Korrupsionit në Prokurorinë e Tiranës, Durrësit, Vlorës, si edhe krijojet kjo njësi në prokurorinë e Elbasanit.
“Gjatë muajve të fundit është konstatuar rritje e ndjeshme e ngarkesës së punës në Njësitë e Përbashkëta Hetimore. Për këtë arsye, duke e konsideruar luftën kundër korrupsionit si prioritet kryesor të punës së prokurorisë, Llalla e vlerëson të domosdoshme forcimin e Njësitë e Përbashkëta Hetimore me kapacitete njerëzore dhe infrastrukturore”, thuhet në njoftimin zyrtar të Prokurorisë së Përgjithshme.
Në bazë të urdhërit të firmosur nga Prokurori i Përgjithshëm ditën e sotme caktohen në strukturat antikorrupsion në Prokurori, si më poshtë:
1.Në Njësinë e Përbashkët Hetimore Task-Force, Tiranë, shtohen dy prokurorë të komanduar;
-Deniona Katro, e cila do të jetë e komanduar edhe drejtuese e njësisë
-Ramadan Troci
-Drejtuesi i mëparshëm kësaj njësie, prokuror Gentian Trenova, do të vijojë të ushtrojë funksionet pranë kësaj njësie.
Pas ndryshimit të sotëm, në këtë Njësi do të ushtrojnë funksionet 10 prokurorë
2.Në Njësinë e Përbashkët Hetimore Durrës Task-Force, shtohen dy prokurorë të komanduar;
-Dritan Gina
-Alma Kola
Pas ndryshimit të sotëm, në këtë Njësi do të ushtrojnë funksionet 5 prokurorë
3.Në Njësinë e Përbashkët Hetimore Vlorë Task-Force, shtohet një prokuror i komanduar;
-Albert Kuliçi
Pas ndryshimit të sotëm, në këtë Njësi do të ushtrojnë funksionet 3 prokurorë
4.Në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan do të strukturohet Njësia e Përbashkët Hetimore Task-Force. Krijimi i njësisë në Elbasan është deklaruar nga Prokurori i Përgjithshëm gjatë analizës vjetore për viitn 2013, e cila u zhvillua në muajin Shkurt 2014. Në këtë Njësi janë caktuar tre prokurorë:
-Enkelejda Millonai
-Bledar Mustafaraj
-Kreshnik Ajazi
…