minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Lukashenko kërcënon BE-në: Do ju mbyll rrugët tregtare nëse vendosni sanksione, e harruat se çfarë është Bjellorusia, menduat se na frikësoni me raketa e tanke - Struga.net

Lukashenko kërcënon BE-në: Do ju mbyll rrugët tregtare nëse vendosni sanksione, e harruat se çfarë është Bjellorusia, menduat se na frikësoni me raketa e tanke

0

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ditën e djeshme në një deklaratë ka kërcënuar se do të mbyllë rrugët e transportit me Europën, nëse Brukseli vendos sanksione ndaj vendit të tij.

Këto komente, ai i ka bërë gjatë një vizite në një fabrikë qumështi në lindjen e vendit.

Lukashenko, ndër të tjera shtoi se nëse vendosen sanksione, nuk do të lejohet që të bëhet asnjë tranport i mallrave drejt Rusisë.

“E harruan se çfarë është Bjellorusia. Menduan se mund të frikësoheshim me raketa dhe tanke.Epo, le të shohim se kush ka frikë nga kush. Do t’u tregojmë se cilat janë sanksionet.”- është shprehur ai.

Bjellorusia është një rrugë e madhe tokësore për kalimin e mallrave evropiane në Rusi. Në të kalojnë gjithashtu edhe tubacionet për transportin e naftës ruse në Evropë.

Lukashenko, tha se ka në gatishmëri gjysmën e ushtrisë dhe se kishte rënë dakord me presidentin rus Vladimir Putin që trupat e tyre mund të bashkoheshin në rast të një kërcënimi nga Perëndimi.

Kriza në Bjellorusi nisi pas zgjedhjeve të 9 Gushtit, ku opozita akuzon presidentin për manipulim të tyre. Mijëra njerëz kanë dalë në rrugë duke kërkuar largimin e Lukashenkos.

Në protesta kanë humbur jetën 2 persona dhe qindra të tjerë janë plagosur. Sakaq, autoritetet vendase kanë arrestuar mijëra protestues./reuters

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy