minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
“Macja e Taqos”, Kujtim Gjuzi i “shqipëron” emrin e deklaron në komision: Do bëjmë trazira nëse himarioti Micotaqis vjen në Shqipëri - Struga.net

“Macja e Taqos”, Kujtim Gjuzi i “shqipëron” emrin e deklaron në komision: Do bëjmë trazira nëse himarioti Micotaqis vjen në Shqipëri

0

Deputeti konservator i Kuvendit, Kujtim Gjuzi ka vijuar me deklaratat e tij dhe në mbledhjen e komisionit të Veprimtarive Prodhuese.

Gjuzi tha se kryeministri grek Micotaqis duhet të tërhiqet nga deklarata e tij për detin pasi në të kundërt konservatorët do të krijojnë trazira nëse vjen në Shqipëri.

“Zona Ekonomike te ishulli Othonoi që kërkohet nga kryeministri grek, Micotaqis i riu.

Ne i themi macja e Taqos se është nga Himara ai.

Nëse nuk tërheq deklaratën nuk do ketë shanse të hyjë në Shqipëri.

Nuk është i mirëpritur nga konservatorët, do dalim para të krijojmë incidente e trazira”, tha ai gjatë mbledhjes së komisionit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy