minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Macron akuzon krerët libanezë për “tradhëti në grup” dhe sulmon Hezbollahun - Struga.net

Macron akuzon krerët libanezë për “tradhëti në grup” dhe sulmon Hezbollahun

0

Presidenti francez Emmanuel Macron ka shtuar presionin ndaj udhëheqësve libanezë, duke i akuzuar ata për “tradhëti në grup”, pasi sipas tij, ata nuk formuan një qeveri eksperte, siç kishin premtuar, dhe kështu vunë në pikëpyetje ndihmën ndërkombëtare që do ta ndihmonte vendin të dilte nga kriza.

“Unë jam i turpëruar” nga klasa politike libaneze, tha ai në një konferencë shtypi në Pallatin Elysee, një ditë pas dorëheqjes së kyeministrit të caktuar Moustapha Adib, i cili nuk arriti të formonte një qeveri për shkak të një mosmarrëveshje portofoli.

Partitë libaneze mbajnë “përgjegjësi të plotë” për këtë dështim, i cili do të jetë “i vështirë” dhe për të cilin ata “do t’i përgjigjen popullit libanez … Një duzinë njerëz thjesht po shkatërrojnë një vend”, sepse ata nuk mund të heqin dorë nga privilegjet e tyre, tha Macron.

“Shoh se ata kanë vendosur që t’ia dorëzojnë Libanin forcave të huaja dhe ta dënojnë atë me kaos, në vend që të përdorin ndihmën ndërkombëtare aq shumë të nevojshme nga populli libanez,” shtoi ai.

“Këto javë, partitë politike kanë bërë thjesht gjithçka për të mbajtur të njëjtët njerëz në pushtet,” paralajmëroi presidenti francez.

Palët i premtuan presidentit francez, i cili ishte në Bejrut më 1 shtator, se do të formonin një qeveri të njerëzve “profesionistë” dhe “të pavarur” brenda dy javësh.

Por të shtunën, Mustafa Adib, të cilit më 31 gusht iu dha një mandat për të formuar një qeveri, hoqi dorë, duke përmendur mungesën e konsensusit të partive politike pavarësisht nga pasojat e tmerrshme të shpërthimit në portin e Bejrutit më 4 gusht.

Macron ishte veçanërisht i ashpër ndaj partisë shiite Hezbollah, e cila “nuk duhet të imagjinohet të jetë më e fortë se sa është”.

Hezbollah, theksoi ai, “nuk mund të jetë njëkohësisht një ushtri që lufton kundër Izraelit, një milici e egër që sulmon civilët në Siri dhe një parti që gëzon një reputacion në Liban. Ajo duhet të tregojë respekt për të gjithë libanezët. Ajo ka treguar qartë të kundërtën këto ditë.”

Macron, pas kritikave të mprehta, megjithatë tha se udhëheqësit libanezë kanë një “shans të fundit” për të përmbushur premtimin e tyre.

“Udhëzimet e miratuara në 1 stator nuk do të ndryshojnë (…), është e vetmja iniciativë në nivelin kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar (…) por tani zyrtarët libanezë duhet të shfrytëzojnë këtë mundësi të fundit,” paralajmëroi ai.

Ai tha se “do të zhvillonte një takim me anëtarët e grupit ndërkombëtar të ndihmës Liban në rreth njëzet ditë, në mënyrë që të forconte unitetin e bashkësisë ndërkombëtare në lidhje me hapat e ardhshëm”.

E para do të jetë “kërkesa që të publikohen rezultatet e hetimit për shkakun e shpërthimit më 4 gusht dhe që të përcaktohen fajtorët” për aksidentin.

Ai hodhi poshtë mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj zyrtarëve libanezë, sepse “më duket se ata nuk janë një instrument i mirë” për momentin dhe se ata kanë “kufijtë e tyre” dhe “përfitimi i tyre ende nuk është vlerësuar”.

“Franca do të qëndrojë me miqtë e saj libanezë,” tha Macron.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy