minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Martesë e hapur: Aktori Brad Pitt lidhet me modelen e martuar! - Struga.net

Martesë e hapur: Aktori Brad Pitt lidhet me modelen e martuar!

0

Mediat rozë i kanë mbushur suplementet e tyre me lajmin e bujshëm për fillimin e romancës së re mes yllit të Hollywood-it, Brad Pitt dhe të dashurës së tij 29 vite më të re, modeles Nicole Poturalski.

Ish-bashkëshortja e Brad, Angelina Jolie, u shpreh e shqetësuar për këtë lidhje, më shumë sa i takon marrëdhënies së aktorit tanimë me gjashtë fëmijët e tyre, sesa për romancën e re që ai ka filluar.

Ndryshe nga aktorja, bashkëshorti i Nicole-s ka dhënë bekimin e tij për këtë lidhje. Modelja 27-vjeçare ruan një marrëdhënie shumë të mirë me bashkëshortin Ronald Mary, të cilët kanë ndërtuar dhe një “martesë të hapur”.

Madje mediat pretendojnë se Brad dhe e dashura, kanë darkuar në restorantin që është në pronësi të Mary-it.

Ai ka qenë katër herë i martuar më parë dhe marrëdhënia e së shoqes me Brad Pitt nuk duket se e shqetëson dhe aq.

“Ai ka qenë i martuar disa herë dhe ka pesë fëmijë, është njeri shumë pozitiv dhe aspak xheloz.

Ata janë ende të martuar dhe duhen, por marrëdhënia e tyre është e hapur”, citohet të ketë thënë për mediat një mik i Mary-it.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy