minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Maskat nuk do të jenë detyrim në lokale - Struga.net

Maskat nuk do të jenë detyrim në lokale

0

Mbajtja e maskës është e detyrueshme në të gjitha mjediset e mbyllura, por nuk do të jetë e tillë për klientët që do të frekuentojnë baret dhe restorantet prej 1 tetorit.

Epidemiologia Eugena Tomini shprehet se vetëm për këto subjekte ky element do t’i lihet në dorë klientit, ndërsa për personelin që servir është një detyrim ligjor:

Mbajtja e maskës nuk është një element i domosdoshëm gjatë procesit të ngrënies, por pas mbarimit dhe konsumimit këto mjedise konsiderohen ambiente të mbyllura.

Secili do të krijojë kushtet e higjenës personale, është pergjegjësi personale, por që bëhet edhe përgjegjësi kolektive”, thotë Eugena Tomimi.

Si mënyrën e vetme për të frenuar infektimet paslehtësimit të këtyre masave Tomimi sheh respektimin e rreptë te pikave të protokollit:

Vendosja e tavolinave në bar restorante do të jetë 2 metra në të gjitha drejtimet. Përballja me kurriz dhe përballë do të jetë 2 metra.

Që të gjithë mjediset e mbyllura duhet të kënë ajrosje të vazhdueshme, dritaret dhe dyert duhet të jenë të hapura. Duhet të bëhet vendosja e dezinfektantëve në hyrje të subjektit”, shton epidemiologia.

Protokolli i detyron restorantet që të përdorim menu elektornike ose plastike në mënyrë që të pastrohet lehtë, si dhe vendosjen e xhamit ndarës në rastet kur pagesa bëhet në arkë.

Akti Normativ lejon po ashtu përdorimin e pishinave në mjedise të mbyllura, por lë sërish të mbyllura lokalet e natës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy